Turizmi 2023, operatorët presin rritje me 35%

schedule15:27 - 19 Shkurt, 2023

schedule 15:27 - 19 Shkurt, 2023

Shqipëria do të presë më shumë tuistë të huaj gjatë këtij viti. Operatorët turistikë shprehen se deri më tani  prenotimet tregojnë për një rritje  me gati 35% të të huajve që kanë zgjedhur vendin tonë për pushimet e verës. Kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa thotë se pritshëmritë për  këtë vit janë shumë të larta.

Kërkesat janë nga të gjitha vendet por  këtë vit ka pasur interes  të lart sidomos nga spanjollët .

Charterat e parë pritet të mbërrijnë në vendin tonë në fillim të muajit maj

Viti që lamë pas ka qenë një ndër periudhat më të mbara për sektorin e turizmit në vend pas pandemisë.Të dhënat konfirmojnë se në vend kanë hyrë 7.5 milionë shtetas të huaj  duke pësuar një rritje me 32.6%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!