Turizëm jo vetëm në verë, por dhe në dimër/ Pas “turit të midhjeve”, nis dhe ai i mandarinave në Sarandë

schedule08:50 - 8 Nëntor, 2024

schedule 08:50 - 8 Nëntor, 2024

Qyteti i Sarandës njihet nga të gjithë si vendi i mrekullive të natyrës dhe aktiviteteve të mëdha. Së fundmi, aktiviteti që po lulëzon dhe po pëlqehet nga turistët është turi i midhjeve, por dhe ai i mandarinave.

Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, sipërmarrësit Valdet Bici dhe Nikolin Balili kanë ndarë detaje nga këto ture, të cilët janë kthyer gjithmonë e më shumë të preferuar nga të gjithë.

“Turizmi kulturor sidomos grupet që vijnë nga jashtë ka një kuriozitet të madh. Turisti shikon çdo gjë, që nga procesi i rritjes dhe deri te konsumimi i tyre. liqeni i Butrintit është kryesisht për konsum, nuk kemi ndonjë sasi të madhe. Ka pasur dhe vite që për shkak të temperaturave të ujit nuk ka pasur.

Edhe mandarina ka specifikat e veta, për shembull, që të rrojë më shumë duhet këputur me gërshërë”, tha Bici.

“Ne kujdesemi gjithë vitin për ato dy muaj, sepse nëse i bie një shi i fortë i dëmton të gjitha”, shtoi Balili./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!