Turizëm gjatë gjithë vitit/ Operatorët: Tirana e disa qytete, turistë dhe në dimër

schedule15:32 - 29 Janar, 2024

schedule 15:32 - 29 Janar, 2024

Shqiperia e mbylli vitin 2023 me 10 milion turistë, pritshmëritë jane që rekordi të thyhet gjatë 2024. Trendi duket pozitiv, pasi janari nisi me më shumë të huaj që vizituan Shqiperinë, krahasuar me të njëjtën periudhë të nje viti më parë, duke e kthyer kështu vendin tonë edhe në një destinacion dimëror.

Në qendër të Tiranës turistët e huaj janë të shumtë. Ata janë kryesisht turistë individualë që zgjedhin të kalojnë disa ditë në vendin tonë.

“Kemi ardhur nga Turqia. Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. Gjetëm bileta të lira. Ishim kuriozë për kulturën dhe ushqimin këtu. Qëndruam dy ditë dhe mendoj se ishte mjaftueshëm për të vizituar plot vende.

Sinkron: Jam nga Zvicra, kemi një mik që punon këtu dhe e vizituam për fundjavë. Për mua është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen shumë Shqipëria, njerëzit janë shumë miqësore dhe ushqimi i përsosur.

Sinkron: Jam nga Algjeria, por jetoj në Dubai. Vizituam Shkodrën, Beratin, Krujën. Arsyeja që erdhëm është që njerëzit janë shumë mikrpitës dhe moti është shumë i mirë.”

Operatorët turistikë konfirmojnë se kryeqyteti është tashmë një destinacion i preferuar gjatë gjithë vitit.

” Tirana është absolutisht destinacion gjithëvjetor. Ka qenë Korca, por ajo preferohet më shumë nga vendasit. Por padiskutim që Tirana është tashmë një destinacion i gjithë vitit.”

Turistët që zgjedhin Shqipërinë në këtë periudhë janë nga nga vendet e rajonit dhe Europës.

“Kemi rajonalë që vinë me makina, nuk mungojnë italianët, por edhe turistë të aventurës që vinë për destinacione malore që janë nga vendet e Europës qëndrore.”

Kreu i unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa thotë se rezervimet nga të huajt kanë nisur shumë herët, duke dhënë shenja për një vit me me shume turiste se vitin e kaluar.

“Për verën kanë filluar rezervimet. Qytetarët e BE i rezervojnë përpara, nga informacionet që kemi ne nga bashkëpunëtorët tanë touroperatorët ndrëkombëtarë, kanë filluar që në shtator dhe tani dhe deri tani kanë shitur rreth 50% të kapaciteteit pasi përfitojnë edhe nga ofertat. Nëse kemi pasur 10 milion, të kemi 13 apo 14 këtë vit. Sfida është nëse do të arrijmë këtë vit të përballojmë këtë rritje”

Për operatorët turistikë linjat ajrore me çmime të ulëta dhe promovimi i Shqipërisë në mediat e huaja kanë ndikuar në shifrat rekord të turizmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!