Turizëm edhe në vjeshtë/ Lezhë, hotelet të prenotuara deri në tetor

schedule14:31 - 30 Gusht, 2024

schedule 14:31 - 30 Gusht, 2024

Plazhet janë përplot me pushues këtë fundgushti.

Por të tilla pritet të jenë edhe përgjatë vjeshtës.

Në Shëngjin, hotelet janë të rezervuara deri në fund të muajit tetor. Menaxherë të këtyre strukturave tregojnë se prentotimet janë më të larta se vitin e shkuar.

Një nga arsyet duket të jenë cmimet që në Shëngjin janë ulur për ata që kanë zgjedhur vjeshtën për të pushuar.

Të rezervauar për muajit në vijim janë edhe hotelet e Durrësit.

Edhe këtë vit, Shqipëria nga veriu në jug ishte zgjedhja e milionave të huaj. Sipas të dhënave zyrtare deri në korrik në vendin tonë kanë hyrë 6.3 milionë shtetas të huaj, 95% e tyre nga Europa.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!