Një turiste 30-vjeçare nga Çekia u dëbua nga Venecia dhe u gjobit pasi pozoi nudo para një statuje kushtuar heronjve të rënë në luftë.
Turistja la rrobat e saj në monumentin e ndërtuar për nder të heronjve të Italisë, notoi në lagunë dhe më pas qëndroi pranë statujës së një luftëtareje rezistente grua të vrarë në luftë ku pozoi për një foto.
Ajo u gjobit me 450 euro dhe iu ndalua hyrja në Venecia për 48 orët e ardhshme. /abcnews.al