Turisti paguan akulloren me një kartëmonedhë false 200 euro, merr dhe “kusurin”

schedule14:08 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:08 - 12 Korrik, 2023

Policia e Kroacisë ka kallëzuar penalisht një turist, i cili ka paguar dy akullore me një kartëmonedhë false 200 euro me mbishkrimin “suvenir”.

Si pasojë, blutë kanë paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes se çfarë kartëmonedhash marrin.

Kartëmonedha 200 euro është marrë në një dyqan që funksionon si pjesë e një prej kampeve në zonën Crikvenica-Vinodol.

Një ekzaminim i mëvonshëm i kartëmonedhës zbuloi se ajo nuk ishte e saktë dhe mbi të ishte mbishkrimi “suvenir”.

Policia konstatoi se një shtetas i huaj ka vënë në qarkullim një kartëmonedhë me defekt me qëllim që ta përdorte si të vërtetë dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 190 euro.

Qytetarët paralajmërohen që, pavarësisht turmave me turistë, t’i kushtojnë vëmendje se çfarë kartëmonedhash marrin dhe të kontrollojnë nëse ato kanë karakteristikat e nevojshme të sigurisë, qoftë falsifikim, apo diccka të ngjashme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!