39-vjeçari grek rrëzohet nga muri i Kalasë së Gjirokastrës, dërgohet me urgjencë në spital

schedule23:12 - 3 Shtator, 2022

schedule 23:12 - 3 Shtator, 2022

Një pushues grek ka përfunduar në spitalin e Gjirokastrës pasi është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës  22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç.

Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!