Një pushues i huaj ka ndërruar jetë në Sarande. 62-vjeçari, britanik ndodhej për pushime në qytetin e Sarandës, por orëve të mëngjesit u dërgua i pajetë në spital.
Aktualisht policia është duke hetuar për shkaqet e vdekjes dhe trupi do të dërgohet në Tiranë për ekzaminimet përkatëse. Policia ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar sikurse nuk ka informacion se me kë ka qenë shoqëruar turisti, i cili po pushonte në Sarandë./ABC News Albania 24/7

