Turisti bie në humnerë në një fshat të Tepelenës

schedule12:19 - 8 Shtator, 2021

schedule 12:19 - 8 Shtator, 2021

Një turist është rrëzuar në humnerën e fshatit Dalari në Bashkinë Tepelenë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutave ndërsa turisti ishte duke udhëtuar me një motoçikletë, në kuadër të një turi me sportet malore.

Ai humbi kontrollin në një monopat teksa kërkonte të ngjiste majën dhe më pas ka rënë në humnerë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar autoambulanca dhe forcat policore. Turisti po transportohet për në spital pasi ka marrë plagë të rënda. /abcnews.al/