Turistët qëndrojnë më gjatë në Shqipëri/ Instat: Janë shtuar netët e qëndrimit në hotele

schedule14:19 - 18 Gusht, 2023

schedule 14:19 - 18 Gusht, 2023

SHQIPËRI- Turistët kanë preferuar që të pushojnë më gjatë në Shqipëri. Gjatë muajit qershor numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 52,8 %nëse e krahasojmë këtë me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose rreth 500 mijë netë qëndrimi në total.

Gjatë këtij muaji, niveli i shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është më e larta e regjistruar gjatë viteve të fundit.

Për të shijuar më tepër bukuritë e vendit  rezulton se më tepër kanë zgjedhur të qëndrojnë turistët e huaj. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë një rritje me 76.4 për qind të vizitorëve jo-rezident.

Shtetasit nga Kosova mbajnë peshën kryesore të turistëve  që kanë qëndruar më gjatë në Shqipëri me 14,7% ndjekur nga polakët me 12,6%,italianët ,gjermanët dhe spanjollët. Jugu mbetet më i preferuari ndjekur nga qendra ku përfshihet edhe kryeqyteti. Numri i vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Këto statistika tregojnë fluksin e turistëve të huaj që kanë ardhur këtë vit në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare deri në korrik numërohen në total mbi 5 milionë turistë të huaj./abcnews.al