Turistët preferojnë urbanët/ Lëvizin në kryeqytet me mjete publike

schedule15:39 - 16 Maj, 2024

schedule 15:39 - 16 Maj, 2024

“Çdo ditë në qender të Tiranës shohim grupe të shumtë turistësh të huaj, të cilët vizitojnë pika të ndryshme të kryeqytetit.. mirëpo kohët e fundit ata kanë një dëshirë për të vizituar zonat periferike. E tillë është edhe zona e Malit të Dajtit, ku shpesh për të shkuar deri atje pjesa më e madhe e tyre përdorin transportin publik, siç është edhe linja e Porcelanit. ”

Per te mberritur ne destinacion atyre iu duhet vetëm 25 minuta nga qendra e Tiranës. Thonë se për të gjetur autobusët urbanë është shumë e thjeshtë.

“Unë vij nga Rusia dhe bashkë me bashkëshorten vendosëm të vizitojmë Tiranën. Kishim dëgjuar në ëebsite të ndryshme për Malin e Dajtit dhe morëm autobusin për të ardhur deri këtu. Ishte shumë e thjeshtë.

Për të rinjtë, Shqipëria ofron çmime të lira dhe ju jep mundësinë për të pushuar por edhe për të kursyer.

“Unë vij nga Gjermania. Kisha parë që Mali i Dajtit ishte një vend i bukur për tu vizituar. Autobusin e mora afër bibliotekës. Ishte shumë i thjeshtë për tu gjetur dhe ishte një opsion shumë i lirë”.

Për këta turistë nga Londra, eksperienca me transportin publik ishte shumë e kënaqshme. Dëshironin që Tiranën ta eksploronin me të gjithë ngjyrat e saj.

“10 nga 10 ishte eksperienca. U kënaqëm shumë me udhëtimin me autobus. Mund të zgjidhnim edhe taksi, por dëshironim të përshtateshim edhe me njerëzit këtu. Me njerëzit e thjeshtë, të cilët janë shumë të sjellshëm.”

“Kemi ardhur nga Londra dhe deri në Dajt erdhëm me autobus. Ishte eksperiencë ndryshe. Me taksi shpesh na ka rastisur që shoferët nuk dinë të flasin anglisht dhe ngatërrohemi. Me autobus stacionet janë shumë të thjeshta.

Mali i Dajtit është një prej pikave më të afërta turistike nga Tirana. Shumë pranë kryeqytetit dhe aktiviteteve të metropolit, të huajt mund të shijojnë edhe natyrën malore shumë pranë qendrës së kryeqytetit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!