Turistët lyejnë me bojë Korridorin Vasari në Firence

schedule17:46 - 24 Gusht, 2023

schedule 17:46 - 24 Gusht, 2023

Drejtori i Galerisë Uffizi të Firences ka bërë thirrje për dënime të ashpra ndaj personave që lyen me bojë kolonat e Korridorit Vasari.

Ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano tha se autorët ishin identifikuar nga policia, por nuk i përmendi emrat e tyre.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA raportoi se karabinierët kanë identifikuar dy turistë gjermanë me pushime në Firence, të cilët dyshohet se kanë shkruar emrin e një klubi futbolli gjerman.

Korridori Vasari, i ndërtuar në 1565, lidh Palazzo Pitti me Galerinë Uffizi.

Pak muaj më parë, turistët gjermanë u akuzuan për shkatërrimin e një statuje të vlefshme në një vilë që kishin marrë me qira në veri të Italisë, njoftoi sot menaxheri i vilës.

Statuja e lëvizur nga piedestali i saj, ra në tokë dhe u copëtua, tha Bruno Golferini, menaxher i Villa Alceo në qytetin e Viggio, pranë Varese.

Kujtohet se në qershor në Itali një turist shkaktoi zemërim kur gdhendi emrin e tij dhe të partneres në një mur të Koloseut. Burri u gjobit me 15,000 euro për vandalizimin e monumentit ikonë të Romës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!