Qeveria spanjolle po planifikon të rrisë taksat për qeratë ditore të objekteve që strehojnë turistët.
Këtë të hënë, kryeministru Pedro Sanchez u shpreh se duhet të paguajnë ‘ si një biznes’.
“Nuk është e drejtë që ata që kanë tri, katër ose pesë apartamente për qira afatshkurtër të paguajnë më pak taksa sesa hotelet ose punonjësit,” tha Sanchez gjatë një aktiviteti për strehimin e përballueshëm.
Masa do të bazohet në një direktivë të re të Bashkimit Europian për taksën e vlerës së shtuar për platformat dixhitale, shtoi ai. Kjo reformë vjen në një kohë që banorët e qyteteve kryesore po përballen me cmime të larta qerash afatgjata.
Aktualisht, hotelet spanjolle i nënshtrohen një norme të reduktuar TVSH prej 10%, e cila përfshihet në tarifat e tyre, por platformat si Airbnb tatohen ndryshe.
Sánchez premtoi gjithashtu një mbikëqyrje më të rreptë të platformave të qerasë afatshkurtër për të adresuar mashtrimet dhe listimet mashtruese, megjithëse ai nuk dha plane të detajuara.
/ abcnews.al