Turistë të huaj edhe në dimër, gati 900 mijë shtetas hynë në janar

schedule16:34 - 24 Shkurt, 2023

schedule 16:34 - 24 Shkurt, 2023

Viti 2023 ka nisur i mbarë për turizmin. Shqipëria ka pritur mbi 833 mijë të huaj vetëm në janar të këtij viti duke shënuar një nivel rekord nëse e krahasojmë me vitin 2022.Në total janë 379 mijë turistë më tepër që kanë vizituat vendin gjatë dimrit. Kjo tregon se tashmë nuk është  i preferuar vetëm sezoni turistik i verës. Sipas INSTAT rreth 96 % e shtetasve të huaj që kanë ardhur në vend kanë qenë për qëllime pushimesh  ose  vizitë tek të afërm.

Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës pasuar nga Amerika dhe Azia.

Por përtej  kësaj  edhe qytetarët shqiptarë që kanë  udhëtuar jashtë  kanë pësuar një rritje të fortë me  gati 57,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit  Janar 2023 janë  mbi 542  mijë krahasuar me Janar 2022, ky numër është rritur me 45,8 %.

Sezoni turistik  gjatë këtij viti pritetet të jetë më  fitim prirës për ekonominë shqiptare.Operatorët turistikë theksojnë se prenotimet e të huajve gjatë këtij viti janë rritur me 35%.Risi është lidhja e kontratave me turistët nga Spanja e Portugalia. Të dhënat konfirmojnë se në 2022 në  vend kanë hyrë 7.5 milionë shtetas të huaj  duke pësuar një rritje me 32.6%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!