Turistë nga Australia në Shirokë, lagja buzë liqenit, oaz çlodhjeje për vendas dhe të huaj

schedule16:09 - 25 Gusht, 2023

schedule 16:09 - 25 Gusht, 2023

Është shëtitja e parë buzë liqenit të Shkodrës.

Ky turist ka ardhur nga Australia e largët dhe do të qëndrojë pak ditë në Shirokën e bukur dhe të qetë.

“Jam nga Australia do të rri dy ditë këtu. Sot është hera e parë që vrapoj në breg të liqenit më pëlqen klima”, ka thënë ai.

Jo më larg se 4 kilometra nga Shkodra, Shiroka është një ndër lagjet më të veçanta në kryeqendrën e veriut.

Është një oaz çlodhjeje për vendasit dhe mysafirët e huaj.

Një shëtitje në këmbë, me biçikletë apo edhe me varkë, Shiroka ofron mundësi të shumta argëtimi.

Përveç mëngjeseve, ku shëtitorja është përplot me vizitorë, të magjishme në Shirokë janë edhe mbrëmjet. Investimet e bëra së fundmi ja kanë ndryshuar faqen lagjes historike të qytetit që është kthyer në një vend të preferuar edhe për të huajt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!