Turistë “low cost” në Gjirokastër/ Artizanët: Vizitorë ka, por shpenzojnë shumë pak

schedule15:23 - 4 Shtator, 2024

schedule 15:23 - 4 Shtator, 2024

Në kalldrëmet e Gjirokastrës turistët janë të shumtë këtë fillim vjeshte.

Por pavarësisht fluksit, artizanët ankohen për shitjet.

Turistët tërhiqen nga punimet e tyre por shumë syresh mjaftohen vetëm duke i parë apo fotografuar dhe shumë pak fusin duart në xhep për t`i blerë.

Sinkron

Manushaqe Zhuli, e cila dyqanin e saj e ka kthyer në një muze sendesh antike, thotë se çmimet e produkteve dhe shërbimi ndaj vizitorëve nuk kanë ndryshuar.

Shitjet e kësaj vere i krahasojnë me ato të vitit të pandemisë së covid.

Për të dalë nga kjo situatë kërkojnë që institucionet vendore t`i ndihmojnë në promovimin e punëve të tyre.

Në Gjirokastër numri i artizanëve është ulur vitet e fundit dhe një ndër arsyet që punishtet e tyre po mbyllen është mungesa e interesit nga blerësit për produktet e veçanta që ata prodhojnë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!