Turi publikon foton e rrallë me Orindën: Lindi vajza dhe u zbuten gjakrat

schedule15:25 - 12 Gusht, 2021

schedule 15:25 - 12 Gusht, 2021

Një muaj më parë, çifti shumë i dashur nga publiku, Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bën prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara.

Që nga ai moment, çifti nuk nguron të ndajë foto të vogëlushes në rrjetet sociale, duke shprehur të gjithë entuziazmin që ndjejnë.

Mirëpo, së fundmi, Turi është bërë nostalgjik ndaj periudhës së një viti më parë, kur bënin pushimet në Jug dhe ka ndarë në Instagram një foto shumë komike. Ai shihet teksa e përkëdhel Orindën, duke u future në rolin e një nevriku.

“Pastaj erdhi Atara dhe u zbuten gjakrat!”, ka shkruar Hysko krahas fotos duke i bërë të gjithë të qeshin./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Turjan Hysko (@turjanhysko)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!