‘Turi’ i Ramës në bashkitë e vendit/ Kryeministri mbërrin në Bashkinë e Durrësit

schedule17:36 - 8 Korrik, 2025

schedule 17:36 - 8 Korrik, 2025

Fshesa ‘Rama’ vijon të prekë edhe bashkitë e tjera të vendit. Pas Vlorës,Tiranës dhe Fierit, ashtu siç e kishte paralajmëruar, Rama mbërriti në Durrës për një takim me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

Takimi vjen pas ultimatumit të dhënë për lirimin e hapësirave publike, si dhe me dorëheqjen e shumë drejtorëve në bashkinë e Vlorës.

Rama më herët zhvilloi takim në bashkinë e dytë më të madhe të vendit, si dhe në Fier qarkun nga i cili në zgjedhjet e 11 majit siguroi plot 12 mandate.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!