Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë, FSHF i shpërndan ndeshjet në tre ditë

schedule08:52 - 10 Nëntor, 2020

schedule 08:52 - 10 Nëntor, 2020

Të shtunën mësohen tetë skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. FSHF ka zyrtarizuar programin për sfidat e turit të dytë të këtij kompeticioni dhe do të luhen në tre ditë.

Shumica e tyre zhvillohen të enjten, kurse Vllaznia-Elbasani dhe Laçi-Egnatia janë spostuar për të premten e të shtunën. Orari është i njëjtë për të gjitha sfidat, që nisin nga ora 13:00. 90 minuta për të përcaktuar ekipet që kalojnë më tej.

Të enjten spikatin dy përballje mes ekipeve të Superiores: Teuta-Kastrioti dhe Partizani-Apolonia. Tirana, finaliste sezonin e shkuar, do të ndeshet me Korabin e Kategorisë së Parë.

Bylisi duhet të kalojë Dinamon që eliminoi Flamurtarin, Kukësi Besën e drejtuar nga Artan Mërgjyshi, kurse Skënderbeu Pogradecin fqinj. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!