Besëlidhja-Egnatia dhe Lushnja-Besa ishin çiftet e vetme që shkuan në shtesë. Kavajasit ia dolën të kualifikoheshin, pasi Kaina realizoi në portën e lushnjarëve pesë minuta nga përfundimi i takimit dhe në turin tjetër përballen me Kukësin.
Në Lezhë të dyja skuadrat u munduan të shënojnë golin e fitores, por pa sukses. Ekipi që kaloi më tej u vendos pas gjuajtjes së penalltive dhe më të saktë ishin lojtarët e Egnatias, që tani duhet të surprizojnë Laccin në turin tjetër.
Besëlidhja-Egnatia 1-1
Shënues: Hoxha 66’ / Magani 61’
Lushnja-Besa 0-1
Shënues: Kaina 115’
Kështu përcaktohen edhe çiftet që do të përballen në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Skema përball katër ekipe të Superiores mes tyre, konkretisht në çiftet Teuta-Kastrioti dhe Partizani-Apolonia. Tirana përballet me Korabin, Bylisi me Dinamon, Skënderbeu me Pogradecin dhe Vllaznia me Elbasanin.
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
Grupi A
Tirana-Korabi
Laçi-Besëlidhja/Egnatia
Teuta-Kastrioti
Bylisi- Dinamo
Grupi B
Kukësi- Besa
Skënderbeu-Pogradeci
Partizani-Apolonia
Vllaznia-Elbasani