“Tuneli i fundit do bëhet panoramik”, Rama: Ndërtohet në Rrugën e Arbrit ura më e lartë në Ballkan

schedule16:07 - 28 Prill, 2020

schedule 16:07 - 28 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit në rrugën e Arbërit.

Jemi në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152 m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm” shkruan Rama.

Gjatë inspektimit inxhinierja shpjegoi se: “Në tunel ka vështirësi për shkak të gjeologjisë por po ecim paralelisht edhe me by-pass-in”.

ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku sqaroi se Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra dhe është e gjitha e përfunduar.

Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra, është e gjitha e përfunduar. Nga 70 km, janë përfunduar 5 tunele dhe më shumë se 54 km janë të përshkueshme. Gjatë majit do të hedhim asfaltin. Jemi në mes të kontratës që parashikon 44 muaj punime. Janë goxha të avancuara. Kemi pasur pak vonesë në javët e marsit pasi ndaluam punën, por me masat e sigurisë që u pajisën punëtorët. Distancat janë më të lehta për t’u ruajtur në kantiere” tha Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!