Tunelet nëntokësore në Kukës/ U projektua për të strehuar të gjithë qytetin

schedule21:57 - 10 Nëntor, 2024

schedule 21:57 - 10 Nëntor, 2024

“GPS” në Kukësin e nëndheshëm. Një tunel prej 7.5 km dhe 30 m është ndërtuar në vitet ’70 deri në ’90.

Tunelet realizoheshin me punime sekrete, ndërsa punonjësit nuk tregonin se ku punonin, pasi konsiderohej sekret shtetëror.

“Ka filluar nga vitet 70 deri në 90 dhe gjithë këtë periudhë është punuar. Punonjësit që punonin këtu nuk dinte asgjë nga familja e tyre sepse konsiderohej sekret”, u shpreh ai.

Tuneli ishte projektuar për të mbajtur familjet me të gjitha kushtet.

“Ky qytet ishte përgatitur për të gjithë popullsinë dhe ishte parashikuar që mund të qëndroje deri në 3 muaj”.

Kostoja për këtë ka qenë gjithashtu e lartë,

“Nëse ky investim do të ishte mbi tokë, do të kishim një Kukës tjetër. Investimi është shumë i madh”.

Në këto tunele nëntokësore në Kukës, mund të strehoheshin deri në 10 mijë vetë me të gjitha kushtet bazike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!