Kontrata e tij me Romën skadon në qershor të vitit 2025, por Dybala tashmë po mendon për të ardhmen.
“Kam qenë në Itali për gati 12 vjet dhe jam duke u argëtuar shumë. Do të ishte e vështirë të largohesha sepse jam rritur këtu dhe u bëra burrë. Por padyshim që gjithmonë ka kuriozitet dhe pyes veten se si do më shkonte karriera në La Liga dhe Premier League, ku ka ekipe të mëdha dhe lojtarë të mëdhenj.
Sezoni që mbaroi? Askujt nuk i pëlqen të përfundojë në vendin e gjastë. Ne kishim skuadrën për të përfunduar më lart. Ne luajtëm shumë mirë në disa momente, por përfunduam në vendin e gjashtë, kështu që, në nivel grupi, nuk jam shumë i kënaqur me atë që bëmë. Mund të kishim bërë më shumë”, tha ndër të tjera Dybala./h.ll/abcnews.al