Olti Curri, i personifikuar si “Bolti” nga emisioni “Kosherja” është mërzitur shumë nga notat e humorit të regjisorit Altin Basha duke shpërthyer në një breshëri statusesh në rrjetet sociale.
Në puntatën e mbrëmshme, “Kosherja” pati një episod ku dukej Monika Kryemadhi dhe Olti Curri që kërcenin një këngë nga Anadolli i Turqisë, ndërsa ishin mjaft të fokusuar tek komentet e skuadrës së rrjeteve sociale të organizuara nga “Bolti”.
Por kjo nuk i ka pëlqyer personazhit të vërtetë, i cili akuzoi Altin Bashën se nuk ia kishte arritur fare me rolin e tij, ndërsa duket se ajo që e ka nxehur me tepër janë përdredhjet e belit nga aktori i “Kosheres” Gjergj Mena në rolin e “Boltit”. /abcnews.al

