Tumori në tiroide, Emre Can: I jam mirënjohës Juventusit, paratë nuk janë gjithçka

schedule11:21 - 27 Janar, 2023

schedule 11:21 - 27 Janar, 2023

Në vitin 2018, Emre Can iu nënshtrua një operacioni të një tumori në tiroide, i zbuluar gjatë vizitave mjekësore me Juventusin. Lojtari gjerman ka folur për herë të parë se si i ka përjetuar ato momente të vështira gjatë një interviste për “DAZN”.

“Kam pasur kancer në tiroide dhe kam pasur nevojë urgjente për operacion. Kjo gjë ka ndryshuar shumë në jetën time. Mund të kesh shumë para, mund të kesh gjithçka, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme. Është pjesë e jetës, ju rekomandoj të gjithëve që të bëni kontrolle.

Nuk ka rëndësi se sa të shëndetshëm mendojmë se jemi, nëse i zbulojmë këto gjëra në kohë, mund të veprojmë dhe të mos rrezikojmë. Unë u jam jashtëzakonisht mirënjohës mjekëve. Pas dy muajsh vizitave mjekësore me Juven, ata më thirrën. Unë nuk e dija se çfarë po ndodhte, nuk kisha dëgjuar kurrë për tiroidet dhe nuk e dija se mund të kishte një tumor. Transferimi në Torino ia vlente vetëm për këtë”, është shprehur Emre Can./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!