Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, ka treguar se kur është vendosur për herë të parë në Shqipëri, nuk njihte shumë detaje rreth vendit, por ajo çfarë e ka tërhequr më shumë ishte atraksioni, marrëdhënia shumë e mirë mes shqiptarëve dhe amerikanëve.
“Ne mund ta kishim vendosur programin edukativ TUMO kudo, por të gjithë menduam se në këtë godinë do të ishte një simbol i fuqishëm për njerëzit”, ka thënë ai.
Gjithashtu më tej thekson se është e vështirë të bësh gjëra të mëdha vetëm, duke shtuar se e dinin shumë mirë se çfarë donim të arrinin brenda ndërtesës së Piramidës.
Qëllimi ishte të ofronim arsim dixhital, kishim nevojë për partneritet me qeverinë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Aktualisht, unë mendoj se transformimi i kësaj godinës, i Piramidës është bërë i mundur falë amerikanëve, është pjesë e simbolikës, kjo godinë është transformuar falë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Megjithatë, ajo që bie në sy kur bashkëpunon me ju është se nuk ka të bëjë vetëm me paratë, është dicka më shumë se kaq, paratë janë të rëndësishme por nuk janë mjaftueshëm.
Michael Granoff: Është e vërtetë, e dini, kur erdha për herë të parë këtu, në Shqipëri unë nuk njihja shumë rreth këtij vendi, dhe një nga gjërat që më kuriozoi që prej fillimit ishte atraksioni, marrëdhënia shumë e mirë, mes shqiptarëve dhe amerikanëve, dhe ishte dicka më shumë se paratë, apo politikat mbështetëse, ishte një sinergji që rridhte nga besimi, kultura, nga gjithë këto gjëra. Dhe nëse ka një arsye që marrëdhënia me SHBA lulëzoi atë kohë, që është edhe arsyeja pse gjithashtu edhe fondacioni jonë është këtu, keni të drejtë është për shkak të kësaj lidhjeje. Tani ne e respektojmë fondacionin dhe kur flasim për paratë që nuk mjaftojnë, keni saktësisht të drejtë. Ka shumë para që qarkullojnë, shumë para qarkullojnë këtu dhe janë dy gjëra që mendoj se i kemi sjellë në tryezë, që ndoshta nuk janë aq të qartë, kudo tjetër. Së pari, është se nuk është një lloj pune qëllimi i mirë askund, por ka një ekzekutim vërtet të mirë, duke i bërë gjërat. Nuk jam aq i sigurt nëse kam pasur ndonjë qëllim më të mirë se kushdo tjetër. Dhe arsyeja që njerëzit donin të bënin biznes me ne, arsyeja pse njerëzit duan një partneritet me ne nuk është sepse qëllimet tona janë të ndryshme, por në fakt sepse ne vërtet ekzekutojmë dhe në fund të fundit, nuk vlejnë qëllimet tuaja, por është ajo që ju mund të bëni për këtë vend.
Pyetje: Na thoni diçka më tepër, si u bë realitet kjo ide?
Michael Granoff: Ky vend u bë realitet … është gjithashtu një shembull interesant i asaj që fondacioni përpiqet të bëjë, pra si u bë realitet? Është e vështirë të bësh gjëra të mëdha vetëm, kështu që ajo që duhej të bënim ishte se e dinim se çfarë donim të bënim brenda kësaj ndërtese, te ofronim arsim dixhital, kishim nevojë për partneritet me bashkine , kishim nevojë për partneritet me qeverinë dhe për të qenë në gjendje të kishim mjaftueshëm permbajtje për ta bërë këtë dhe me kalimin e kohes ne kemi zhvilluar një reputacion si një partner mjaft i besueshëm, dhe një nga arsyet per kete eshte ajo që unë ju thashë se ne mbarojmë pune dhe nuk përzihemi në politikën e gjërave, nuk ngatërrohemi në korrupsionin e gjërave, ne thjesht fokusohemi në realizimin e vërtetë të gjërave dhe pjesa tjetër është se ne vërtet përpiqemi të kërkojmë në botë për modelet më të mira të funksionimit të programeve dhe t’i sjellim ato modele këtu dhe t’i menaxhojmë ato në një lloj mënyre rigoroze. Pra, nëse shikoni këtu këtë program TUMO, ky program filloi në Jerevan ne Armeni, nuk filloi në Shqipëri as ne Sillicon Valley. Dhe ne kërkuam nëpër botë për të parë se cilat ishin programet më të mira të edukimit dixhital për fëmijët dhe i sollëm këtu dhe nëse shikoni programet e tjera që ka bërë fondacioni nga trajnimet e drejtorëve të shkollave e deri pas jush, në fakt ju keni një pamje të AI për të rinjtë e sollëm këtë program tek adoleshentët këtu. Kështu që ne shikuam nëpër botë duke mos u përpjekur të rishpikim rroten, kjo nuk është diçka që askush tjetër nuk e dinte dhe ne i sollëm këto modele dhe i përshtatëm me mjedisin lokal. Këto janë gjërat që ne sollëm në tryezë që bindi partnerët kryesorë te donin të bënin biznes me ne, te donin të investonin me ne.
Pyetje: Dhe në fakt, unë mendoj për aq sa kam parë nga projekti që ju keni realizuar këtu, është mënyra si ju punoni, ky duket të jetë ‘modus operandi’ juaj: është ideja, ekzekutimi i saj dhe kontrolli me pas ju nuk bëni marrëveshje me korrupsionin, le të themi ju e vrisni korrupsionin. Si e bëtë këtë, sepse kjo është një ndër gjërat kur shumë njerëz të tjerë, apo fondacione kanë dështuar ta bëjnë, por ju e bëtë. Që në ditën e parë ishte një sukses.
Michael Granoff: E di Cfare? Nuk mendoj se ka ne fakt një përgjigje të komplikuar për pyetjen tënde. Ne filluam me një grup vlerash shumë të qartë, një ekuacion shumë të qartë të vlerës së asaj që do të ishim, për çfarë nuk do të ishim dhe thjesht nuk ndryshoi kurrë dhe për të qenë i suksesshëm mendoj se në këtë mënyrë ju duhet të bësh këto dy gjëra që janë të vështira: nga njëra anë, duhet të kesh një sistem vlerash që nuk bën kompromis dhe thjesht nuk ndryshon, dhe njerëzit më pas e kuptojnë se, nëse dëshiron të merresh me ne, kjo është mënyra se si ne veprojmë dhe ju do t’ju duhet të veproni në atë mënyrë, dhe pjesa tjetër është siç e dini se bota po ndryshon me shpejtësi çdo ditë dhe ju duhet të ndryshoni dhe përshtateni me të dhe si krijoni një situatë ku vlerat tuaja kurrë nuk ndryshoni, dhe ju i mbani njerëzit pranë tyre në të njëjtën kohë që po përshtateni me një mjedis në ndryshim si ky, kjo nuk është një gjë shumë e lehtë për t’u bërë, por nëse jeni në gjendje ta bëni këtë dhe njerëzit fillojnë të besojnë se ju do ta bej kete, shpresoj qe ceshtja nuk eshte vetem qe ne te veprojme ashtu, por jemi shembull qe te tjeret duhet te veprojne keshtu, qe ti mund te jesh i suksesshem ne kete vend dhe te kesh ato lloj vlerash, nuk ke nevoje të jesh i korruptuar për të qenë i suksesshëm në këtë vend, mund të funksionosh në një mënyrë të hapur, transparente, kështu që shpresojmë se në një farë mënyre projektet kanë qenë të suksesshme, por edhe më shumë se kaq ato krijojnë një vlerë demonstruese që njerëzit e tjerë e shohin, njerëzit e tjerë përshtaten, dhe se në përgjithësi e keni, në anglisht do të thoni: po përdorni efektin tuaj. Ajo që ne do të donim të shihnim me kalimin e kohes, do të donim të shihnim që efekti ynë të rritet dhe të fillojë ta çojë vendin në një drejtim ku ai bëhet më i drejtë, më i begatë dhe ofron më shumë mundësi./abcnews.al/