Në Himarë janë gjetur të tjera varre ilire.
Tuma e tretë u zbulua gjatë gërmimeve të arkeologëve në tetor dhe paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.
Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe disa objekte arkeologjike, mes të cilave një enë balte dhe një majë heshte e përjudhës së hekurit të hershëm (shek. XI-X p.Kr).
Tumat prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian. Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë.
Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit përgjatë muajve të dimrit.