“Tulipani” i pandalshëm në Las Vegas, Verstappen dhe Red Bull kampionët e sezonit në Formula 1

schedule14:41 - 19 Nëntor, 2023

schedule 14:41 - 19 Nëntor, 2023

Ka përfunduar në Las Vegas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gara e parafundit e vlefshme për Kampionatit Botërore të Formula 1, ku sërish “tulipani” i Red Bull, Max Verstappen ka arritur të dalë i pari, duke parakaluar një sërë rivalësh, si Charles Leclerc të skuderisë Ferrari dhe shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez, të cilët plotësuan podiumin.

Piloti tjetër i skuaderisë Ferrari, Carlos Sainz nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë i renditjes në këtë pistë, teksa u parakalua nga Esteban Ocon dhe kanadezi Lance Stroll, duke zhvilluar kështu një tjetër garë zhgënjyese.

Fundjava e ardhshme do të jetë e fundit e këtij sezoni, me pistën e Abu Dabit që do të ulë siparin e vitit kalendarik 2023, megjithatë ky edicion i Formula 1 nuk kishte shumë histori, pasi tashmë fituesit dihen, me holandezin, Max Verstappen, që është shpallur kampion Bote, ndërsa skuaderia fituese është ajo e Red Bull, të cilët kanë arritur të sigurojnë suksesin e 20-të sezon, duke thelluar rekordin e tyre në elitën e garave të shpejtësisë. /i.m /abcnews.al