“Tulipanët” çelin përballë rumunëve, Holanda siguron me spektakël çerekfinalet e Euro 2024

schedule19:56 - 2 Korrik, 2024

schedule 19:56 - 2 Korrik, 2024

Ishte padyshim një sfidë e njëanshme, me “Tulipanët” holandezë, që kanë shkëlqyer në sfidën e 1/16-ve, të Euro 2024, duke mundur me rezultatin e thellë, 0 me 3, në “Allianz Arena”, përfaqësuesen e Rumanisë e duke arritur kështu të sigurojnë pjesëmarrjen në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të futbollit.

Një gol i Cody Gakpo, në fraksionin e parë të sfidës dhe një dopietë e “yllit” të Borussia Dortmund, Donyell Malen, në pjesën e dytë i mjaftoi djemve të teknikut Ronald Koeman, për të arritur fitoren e madhe, në sy 65,012 të pranishmëve, në “mitikun” gjerman.

Kështu, falë kësaj fitoreje, siç theksuam edhe më sipër, “Tulipanët” kanë siguruar një “biletë” për në fazën çerekfinale, të Euro 2024, ku duhet të presin deri në mbrëmje, për të mësuar fituesin e sfidës, Austri-Turqi, i cili do të jetë edhe kundërshtari i radhës, në “betejën” e 6 korrikut, në “Olympiastadion”, të Berlinit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!