Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tuci dhe Laçi shkëlqejnë në Evropë, gol dhe asiste pët dy futbollistët “kuqezi” në Europa League

schedule11:16 - 23 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 23 Shkurt, 2024

Me gola dhe asiste, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi jetuan një mbrëmje magjike në Europa League, duke u kthyer në protagonistë të fitores kundër “Luanëve” të Galatasaray dhe kualifikimit të Sparta Prague në 1/8-at e turneut, skuadën çeke, që përmbysi humbjen 3-2 në sfidën e vajtjes, duke triumfuar në shtëpi me rezultatin e thellë 4-1.

Si gjithmonë, Laçi nisi ndeshjen si titullar, ndërsa i transferuar vetëm në merkaton e janarit, Tuci u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë kur rezultati ishte në barazim 1-1. Sulmuesit shqiptar iu deshën vetëm tetë minuta për të lenë shenjë në këtë sfidë, duke shënuar golin e dytë për Sparta Prague, mirëpo, jo vetëm kaq.

Në minutën e 80’-të, Tuci dha pasimin e fundit në golin e tretë për vendasit të shënuar nga Haraslin, ndërsa në në minutën e 96’-të rolin e asistuesit e mori Qazim Laçi, me “Legjionarin” e Kkombëtares kuqezi shërbeu në golin e katërt dhe atë që vulosi triumfin dhe kualifikimin e Sparta Prague në fazën e 1/8 të Europa League.



Një paraqitje e shkëlqyer për dy futbollistët shqiptarë, që janë vlerësuar me nota të larta nga mediat çeke. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!