Kylian Mbappe nuk e priti mirë zëvendësimin në ndeshjen kundër Montpellier (PSG fitoi 5-0) dhe reagoi keq ndaj Thomas Tuchel. Trajneri i PSG është ndalur te kjo çështje në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së ditës së nesërme me Nantes.
Gjermani sqaron raporton me yllin francez dhe shpjegon se pse vendosi ta nxjerrë para kohë nga fusha (e zëvëndësoi në minutën e 68-të me Mauro Icardin). Trajneri i kampionëve të Francës ndalet edhe tek e ardhmja e sulmuesit 21-vjeçar dhe nuk beson se ky “fërkim” mes tyre do të ketë pasoja negative.
“Nuk ka asgjë personale mes meje dhe Mbappe. E di që nuk i pëlqen ta zëvendësoj, është normale kjo gjë, por dua t’u jap minuta edhe lojtarëve të stolit. Jam i sigurt që në dhomat e zhveshjes mirëkuptohen vendimet e mia. Nuk besoj se ajo që ndodhi mes nesh do ta shtyjë të largohet nga PSG. Ai është një lojtar i joni dhe është nën kontratë“, deklaron Thomas Tuchel. /abcnews.al
Mbappe’s reaction to being substituted ? pic.twitter.com/7lruU5SSff
— Goal (@goal) February 1, 2020