PSG arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme, pasi të besuarit e Thomas Tuchel mposhtën me rezultatin e thellë 0-4 Nimesin në transfertë. Kjo i fitore i dërgon ata në krye të renditjes së bashku me Rennes, por ajo që ra në sy ishte mungesa e Neymar.
Pikërisht këtë e shpjegoi tekniku gjerman në një pronocim pas ndeshjes, ku sigurisht u shpreh i lumtur për fitoren. “Neymar nuk ka asgjë. Ne kemi folur bashkë, ashtu siç bëra me Kylian. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe unë vendosa që ta le pushim sot.
Ai do të na bashkohet nesër në stërvitje. Sulmuesi do të stërvitet dhe do të jetë gati për Manchester United. Do të kthehet në fushë, për këtë të jeni të sigurt”, deklaron Tuchel. Kujtojmë që braziliani vjen nga dy ndeshje me kombëtaren e tij në Amerikën Latine dhe mesa duket i ka kërkuar pushim trajnerit për të qenë më i freskët për duelin e Champions League. /abcnews.al