Mbrëmjen e djeshme, Manchester City triumfoi në “Etihad” me rezultatin 3-0 kundër Bayern Munich, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Champions League.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i klubit bavarez, Thomas Tuchel, nuk e ka përtypur dot atë rezultat dhe është shprehur se skuadra nuk e meritonte këtë rezultat.
“Unë nuk e pranoj këtë rezultat, nuk është real. Ne luajtëm me guxim, por ata na ndëshkuan brutalisht në momentet e lojës kur ne ishim më të mirë në fushë. Upamecano bëri një gabim të madh aty ku nuk duhej ta bënte dhe City na ndëshkoi.
Ai është një mbrojtës i ri. Ne e meritonim të shënonim të paktën një gol dhe i dhamë Manchester Cityt një ose dy. Sot u dashurova me ekipin tim dhe mënyrën se si ata luajtën e di që është e çudishtme, por është e vërtetë. Jam krenar për lotjarët e mi”, tha Tuchel./ h.ll/abcnews.al