Romelu Lukaku është shumë afër rikthimit te Chelsea. Klubi anglez ka gati 130 milion euro për sulmuesin e Interit. Kampionët e Italisë kanë nevojë për para, ndërsa bomberin belg e pret një dyfishim rroge në “Stamford Bridge”.
Trajneri i “Bluve të Londrës”, Thomas Tuchel foli rreth tij dhe merkatos së Chelsea pas barazimit 2-2 në miqësoren ndaj Tottenham.
“Romelu është një futbollist fantastik, por nuk bën pjesë në skuadrën time. Unë e di që shumë lojtarë kanë dëshirë të vijnë te Chelsea, arrij ta imagjinoj që shumë prej tyre duan të luajnë me ne.
Merkato? Unë bisedoj me agjentët e atyre lojtarëve që mendojmë se do e bëjnë edhe më të fortë ekipin tonë. Nuk është vetëm çështje talenti, por edhe qëndrimi.
Por unë kurrë nuk do t’i zbuloj emrat në të cilët po fokusohemi“, deklaroi trajneri i kampionëve të Evropës, që synojnë me çdo kusht rikthimin e Lukakut në Londër. /abcnews.al