Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, foli pas ndeshjes kundër Bordeaux, të cilën parizienët e fituan me rezultatin e ngushtë 0-1, falë golit të Neymar. Pas këtij takimi, Tuchel tha:
“Ne kemi luajtur mirë në fund të ndeshjes, por harruam të shënojmë! Krijuam shumë raste, por ndeshja po na ikte nga duart dhe shënuam vetëm afër fundit. Kjo është e vetmja pikë negative, sepse unë jam me të vërtetë shumë i lumtur me performancën tonë.
Paraqitja e ekipit ishte vërtet e mirë, me dhe pa topin ne zoterim. Ishte një ndeshje e shkëlqyer. Jam shumë e lumtur. Kthimi i Kylian Mbappe? Ai duhet të kishte shënuar dy ose tre gola! Ai kishte shumë raste dhe asistoi për golin e Neymar. Ndeshje pozitive për të”, tha Tuchel./abcnews.al