Robert Lewandowski u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit në Gjermani. Sulmuesi polak, i cili shkëlqeu me Bayern Munchen (41 gola në Bundesliga sezonin e kaluar, rekord) fitoi me 356 vota gazetarësh, nga 563 në total.
Ndërkohë, gazetarët sportivë kanë përzgjedhur edhe trajnerin më të mirë gjerman. Ai është Thomas Tuchel, i cili udhëhoqi Chelsea drejt fitimit të Champions League.
“Football teams can win without the coaches, but coaches cannot win without the team.” ?
Thomas has been named Germany Manager of the Year. ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 25, 2021
Timonieri i “Bluve të Londrës” (129 vota), fitoi garën me Hans-Dieter Flick (11 vota), i cili la Bayern Munchen për të marrë drejtimin e kombëtares gjermane. /abcnews.al