Bayern Munich është i vendosur për të transferuar një qendërmbrojtës dhe së fundmi janë interesuar për Ronald Araujo të Barcelonës, ku madje i kanë paraqitur edhe një ofertë zyrtare klubit spanjoll.
Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të paguajnë plot 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e “murit” uruguaian.
Sipas “AS”, Araujo është një lojtar që kërkohet me ngulm nga Thomas Tuchel, por pengesë po shfaqet Xavi, pasi nuk dëshiron që të largojë një themel si ai./h.ll/abcnews.al