Chelsea mposhti skuadrën e Manchester City mbrëmjen e djeshme dhe fitoi Champions League për të dytën herë. Sërish në finale triumfoi një trajner gjerman, pas Jurgen Klopp e Hansi Flick. Skena ishte e gjitha për Thomas Tuchel, i cili një vit më parë në krye të PSG doli i zhgënjyer nga fusha pasi i mundi Bayern Munich.
Tuchel tani mund të festojë dhe ashtu ka bërë. Për BT Sport ai është shprehur: “Të shpërndash gjithë këtë kënaqësi është e pabesueshme. E arritëm diçka të tillë dhe është “Ëoë”. Nuk e di se çfarë të ndjej në këto momente. isha shumë mirënjohës që arrita për herë të dytë në finale. Ishim shumë pranë…
Lojtarët ishin të vendosur për ta fituar këtë trofe. I inkurajuam të gjithë, që të dilnin në fushë e të ishin të guximshëm, të krijonin kundërsulme të rrezikshme. Ishte një ndeshje e vështirë në aspektin fizik dhe duhet të ndihmonim njëri-tjetrin”, u shpreh Tuchel direkt pas ndeshjes me Manchester City, ndërkohë që Goal.com më pas shkruante se gjermanit i është ofruar kontrata e re.
Tekniku i Chelsea flet edhe për këtë temë: “Nuk jam 100 për qind i sigurt, por mbase mund të marr një kontratë të re. Mundet, menaxheri im më tha diçka rreth kësaj, por nuk e di. Më duhet ta verifikoj më parë. Unë fola me pronarin tani, nga fusha e blerta.
Ishte momenti më i mirë për një takim të parë. Ose më i keqi, pasi tani e mbrapa mund të bëhet vetëm më keq. Unë mund ta siguroj atë që do jem i uritur, se dua titullin e radhës dhe se jam shumë i lumtur si pjesë e një klubi ambicioz, një pjesë e fortë e një grupi të fortë.
Kjo i përshtatet besimit tim dhe pasioni im për futbollin është i madh. Dëshira ime është që të vazhdoj të marr fitore, të rritem si trajner dhe ta shtyj grupin tim në limite që në ditën e parë të sezonin të ardhshëm.
Ne kemi shumë punë për të mbyllur hendekun dhe do jetë e mira ta takoj nga afër. Ne jemi në kontakt, por jo personalisht. Ai e de se çfarë po ndodh prej meje, drejtpërdrejt. Do ishte kënaqësi ta takoja tani.
Tani të mendojmë për trofeun tjetër. Kur fitova kupën në Dortmund, unë nuk shkova në stërvitjen e radhës më pak i uritur. Tani është koha të festojmë pak, ta shijojmë. Më pas do të reflektojmë. Askush nuk dëshiron të pushojë, unë dua suksesin e radhës, titullin tjetër, të njëjtin nivel cilësie. Dua të jem pjesë e gjithë kësaj. Nuk duhet të gabojmë tek ajo që na pret në të ardhmen”. /abcnews.al