Tuchel: E dija që do shënonim! Festa? Imagjinoni ç’do bëja me dy këmbë!

schedule08:38 - 13 Gusht, 2020

schedule 08:38 - 13 Gusht, 2020

Thomas Tuchel shpërtheu në festë në fund të ndeshjes kundër Atalanta. PSG triumfoi 2-1 ndaj italianëve, me gola të Marquinhos dhe Choupo-Moting. Tekniku gjerman i gëzohet sukseseve të këtij sezoni dhe kualifikimi në gjysmëfinale të Champions League ishte një dhuratë e bukur për 50 vjetorin e klubit.

“Imagjinoni çfarë do të kisha bërë me të dyja këmbët. Ishte ditëlindja e klubit, në një ditë si kjo, në një moment kaq historik, pasi kishim fituar 4 trofe këtë sezon, arritëm të kualifikoheshim në gjysmëfinale të Champions League. Sigurisht që nuk do ta harrojmë këtë ditë”, tha fillimisht Tuchel për RMC Sport.

Trajneri i PSG tregon se në asnjë moment nuk e humbi besimin te skuadra e tij, që po e kontrollonte lojën krejtësisht në 45 minutat e dyta. Tuchel thekson se kampionët e Francës e merituan plotësisht kualifikimin dhe se ndryshimi i ndeshjes erdhi nga stoli.

“Në asnjë moment nuk e ndjeva që nuk do të shënonim gol deri në fund. Ua thashë asistentëve të mi që do të ketë gol. Isha i sigurt që do të realizonim nga sekonda në sekondë. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe kualifikimi ynë është krejtësisht i merituar.

Natyrisht edhe fati ishte në mes, por nëse e shikoni ndeshjen e plotë, e kuptoni që kalimi në fazën tjetër është i merituar. E patëm pjesën e dytë krejtësisht në kontroll, gjetëm ritmin dhe lojtarët që u aktivizuan nga pankina ishin të jashtëzakonshëm dhe bënë diferencën. Golat erdhën prej mentalitetit të këtij grupi futbollistësh”, mbyll Tuchel. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!