Tuchel: Do të ishte një mrekulli nëse Mbappe luan kundër Atalantas

schedule21:28 - 30 Korrik, 2020

schedule 21:28 - 30 Korrik, 2020

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur hapur sa i takon gjendjes fizike të yllit të skuadrës, Kylian Mbappe. Sulmuesi i talentuar francez pësoi një dëmtim horror në ndeshjen finale të Kupës së Francës ndaj St Etienne, duke u larguar me barelë.

PSG e ka mbyllur sezonin në Francë, por do të luajë kundër Atalantas, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Champions League. Mungesa e Mbappe, duket e sigurt, ndërsa vetë trajneri Tuchel, tha:

“Do të ishte një mrekulli nëse Mbappe rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Atalantas. Deri më tani, po presim rezonancat e fundit për të pasur një përgjigje finale”, tha mes të tjerash strategu gjerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!