Presidenti Ilir Meta reagoi për të dytën herë në rrjetet sociale në lidhje me protestën e opozitës para parlamentit. Ai bëri thirrje që të gjithë të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë aktet e dhunës.
“Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan presidenti.
Apeli i dytë Metës erdhi pas sulmeve me molotov, fishekzjarre dhe flakadanë ndaj Parlamentit dhe konfrontimeve mes protestuesve dhe policisë./abcnews.al