Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka reaguar për tubimet e realizuara nga partitë politike për fushatën zgjedhore.
Në reagim bëhet me dije se tubimet e organizuara nuk janë duke respektuar rregullat anti-covid.
Në një njoftim të bërë për mediat , bëhet me dije se partitë janë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve pavarësisht punës nga stafi mjekësor.
“FSShK-ja me shqetësim është duke përcjellë tubimet publike të partive politike në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veçanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 deri në 5 herë më të ekspozuar(rrezikuar) ndaj infektimit se pjesa tjetër e popullsisë”, thuhet në njoftim.
/abcnews.al/