Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Tubim sensibilizues për aksidentin tragjik, të rinjtë në Tiranë shtrihen në tokë si të “vdekur”

schedule21:37 - 25 Qershor, 2021

schedule 21:37 - 25 Qershor, 2021

E thirrur nëpërmjet rrjeteve sociale, një protestë është mbajtur sot në Tiranë, në shenjë sensibilizimi për aksidentin e ndodhur në aksin “Levan-Vlorë” ku u shua një familje me 4 anëtarë.

Dhjetëra të rinj janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Transporteve ku në mënyrë simbolike janë shtrirë në tokë duke u hequr si “të vdekur”.

Kujtojmë se aksidenti tragjik, ndodhi mëngjesin e sotëm, ku një makinë tip “Audi” në aksin “Levan-Vlorë” përplasi nga pas një tjetër makinë tip “Toyota” duke u shkaktuar vdekjen 4 anëtarëve të së njëjtës familje. Viktmë mbetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.



LEXO EDHE: “Audi me 200 km/h”, gazetarja tregon detajet e aksidentit tragjik: 2 makinat lëviznin në krahun e djathtë, shoferi “problematik”

Për aksidentin u arrestua Igli Madani, 22-vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit tip Audi, luksoz që kushtonte rreth 100 mijë euro dhe ishte në pronësi të babait të tij, biznesmenit Bashkim Madani. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!