Tsunami mbërrin edhe në Kaliforni, valët deri në katër metra shkaktojnë përmbytje

schedule00:01 - 16 Janar, 2022

schedule 00:01 - 16 Janar, 2022

Një cunami ka goditur Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, me valë 4 metërshe që kanë shkaktuar përmbytje në Kaliforni, ndërsa më e keqja ende nuk ka kaluar, të paktën sipas ekspertëve.

Një paralajmërim për Hawaiin dhe bregun detar të Paqësorit u lëshua më herët gjatë ditës së sotme pasi një shpërthim vullkanik nënujor pranë Tongës shkaktoi një tërmet me magnitudë 7.4 ballë.

Nuk pati raportime për të lënduar apo shkallën e dëmit pasi komunikimet me vendin mbetën të ndërprera disa orë pas shpërthimit.

Qindra banorë në Tongas të frikësuar u larguan në tokat më të larta ndërsa shpërthimi shkaktoi një cunami në ishull, me një valë prej katër metrash.

Vala fillestare e cunamit goditi Los Anxhelosin rreth orës 7:45 të mëngjesit dhe San Franciskos në orën 8:10 të mëngjesit dhe pritej të zgjaste për disa orë.

Shpërthimi vullkanik nënujor në Paqësor që ndodhi në orën 17:10 me orën lokale (04:10 GMT) – që ishte i dukshëm nga hapësira – u konfirmua si shkaku i cunamit, i cili pushtoi shtëpitë, ndërtesat, gardhet, rrugët dhe makinat në Tonga përreth 20 minuta më vonë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!