Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, takohet pasditen e së martës me Presidentin turk Erdogan në Ankara, në kuadër të vizitës dy ditore në Turqi, por diplomatët grekë nuk kanë pritshmëri të larta pas këtij takimi
Sipas burimeve, skenari më I mirë do të ishte deklarata e përbashkët për rinisjen e bisedimeve për ndërtimin e besimit mes dy vendeve. Përveç marrëdhënieve dypalëshe, Tsipras dhe Erdoan pritet të bisedojnë dhe për Qipron.
Ka ende shqetësime për sa i përket aktiviteteve turke në Mesdheun lindor, në rritje javët e fundit. Një tjetër çështje diskutimi pritet të jerë dhe ajo e tetë oficerëve turq që u strehuan në Greqi pas dështimit të grushtit të shtetit në vitin 2016./abcnews.al