Kryeministri grek, Aleksis Tsipras mbështet referendumin e 30 shtatorit në Maqedoni për çështjen e emrit. Ai siguroi se nëse pas referendumit Shkupi bën edhe ndryshimet kushtetuese, Kuvendi grek do të ratifikojë Marrëveshjen e Prespës me shumicë absolute dhe do të nënshkruajë protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Edhe kryeparlamentari grek, Nikos Vuçis u shpreh i bindur se nuk ekziston asnjë arsye që Marrëveshja e Prespës të mos ratifikohet në Kuvendin grek. Megjithatë nga partia opozitare, Demokracia e Re edhe një herë kanë përsëritur qëndrimin se për ta marrëveshja është e papranueshme dhe se nuk do ta ratifikojnë./abcnews.al