“Tryeza surprizë”, Gjata: Fitore spektakolare e PD, kemi garanci gjermane

schedule23:29 - 15 Janar, 2020

schedule 23:29 - 15 Janar, 2020

I ftuar në studion e “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi, sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata ka folur për marrëveshjen e reformës zgjedhore. Sipas tij opozita ka dalë e fituar nga kjo marrëveshje. Duke e vlerësuar si një marrëveshje spektakolare Gjata u shpreh se opozita rrëzoi Paralmentin, ndërsa tha i bindur se aksioni i opozitës do të vazhdojë me të gjitha format.

“Pika e Bundestagut ishte e nxehtë edhe në raport me opozitën. Donim që të vendosnim kriteret tona në ligjin e ri elektoral si opozitë e bashkuar. Kjo që ndodhi është fitore spektakolare e opozitës me këtë lloj mazhorance e cila shprehej se nuk pyeste për protestat e opozitës. Opozita rrëzoi parlamentin, do bëhet një Këshill politik jashtë këtij parlamenti. Marrëveshja do bëhet vetëm për reformën zgjedhore. Kjo është baza më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e parakohëshme, nuk kemi hequr dorë nga kërkesat tona, ata që kanë dalë në përgjimet për vjedhjen e votave do hyjnë në burg. Nuk mund ti jepnin Ramës 3 deri në 6 muaj kohë dhe të mërreshim me Gjiknurin. Nuk do të biem më kurthin e Edi Ramës, por askush nuk e ka falur”, deklaroi Gjata.

Më tej ai theksoi se nuk ka ende një datë dhe orë fikse, por do të rifillojnë protestat.

Konomi: Kur u rikthyet në tryeze morët garanci se do të keni zgjedhje të parakohëshme?

Gjata: Ulja në atë takim është si plotësim i kushtit të Bundestagut, zgjedhjet e parakohëshme do të jetë si kërkese parlele. “Ne nuk bëmë marrëveshje që të bëjmë reformën dhe do të arrinim zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Gjata.

Qeveri kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve

Çlirim Gjata tha gjithashtu se PD do negociojë në tryezën e reformës zgjedhore krijimin e një qeverie kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve.

kauza jonë ka qenë kauza e zjedhje të të lira e të ndershme të votojnë në mënyrë të lirë dhe të ndershme. Nga kjo nuk kemi lëviz. Po përdorim të gjitha format demokratike. Kemi garanci nga Bundestagu gjerman. Ajo luftë 9 mujore me protesta solli vemendje të madhe të kauzës sonë për zgjedhje të lira.

Konomi: Pasi të përfundoni këtë reformë me sukses a do të hyni në zgjedhje të parakohshme?

Gjata: Kërkesa jonë është për qeveri kujdestare. Nuk shkojmë me Ramën kryeministër në zgjedhje. E përsëris ne u ulëm në tryezë për të plotësuar kushtet e Bundestagut gjerman. Nuk e dimë ende nëse gjatë këtyre negociatave, Rama do i pranojë të gjitha kushtet tona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!