Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri në tryezën e bisedimeve për presidentin sfidoi opozitën duke u kërkuar që të sjellin katër emra për kryetarin e ri të shtetit.
Numri dy i socialistëve tha se nuk është e nevojshme të bëjnë shfaqje para kamerave, por ata pranojnë që opozita të sjellë emrat e saj dhe të ulen për të dialoguar që sot. Gjiknuri iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke i thënë që të mblidhte grupin dhe të binin dakord për emrat e tyre.
“Në fund të fundit ky proces materializohet te emrat. Edhe ajo djegia e seancës para disa ditëve është shprehe e një vullneti të lirë megjithëse ne votat i kemi. Matarimi i politokës duket kur palët edhe me mendime të kundërta ulen dhe flasin.
Të respektojmë ato raunde që ka thënë kushtetuta. Jemi gati, 4 emra ti sillni në një tavolinë negociatash. Katër emra që ju i mendoni ti konsultoni dhe hajeni të ulemi që sot. Nëse nuk jeni në gjendje të nxirrni katër, nxirrni një me firmat tuaja silleni. Këtë po e them shumë miqësisht. Silni dhe katër po të doni. Ama njerëzit dialogojnë, nuk është normale të rrinë para kamerave.
Qëllimi i ndryshimeve kushtetuese ishte që të shmangej kriza dhe të mos shpërndahej parlamenti. Qëllimi ishte që tre raundet e para tentohet konsensusi dhe ne po e shprehim. Maturimi i opozitë do të ishte të ulej me maxhorancën dhe të sillte emrat. Sillni një emër që përmbledh këto kritere. Hajeni në tavolinë negociatash. S’ka nevojë për shfaqje. Na jepni shansin edhe ne dhe mos na paragjykoni. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president nëse raundet digjen. Që sot pasdite lini një orar dhe hajde të negociojmë. Mos të krijosh siguri nga kamerat, por të mbledhësh grupin dhe të sjellësh katër emra. Unë jam dakord të dëgjoj këto katër emra”, tha ai.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
“Askush nuk mund ta vërë në diskutim ftesën tonë. Është serioze, apo nuk është serioze. Ne as vëmë kushte, as pranojmë kushte. Kjo duhet të jetë e padiskutueshme kur ulemi për të diskutuar. Nuk kemi asnjë problem as me kriteret që ju keni përcaktuar këtu. Duhen 20 deputetë.
Por asnjë nuk mund ta mbajë peng me pretendime për legjitimitet të këtij kuvendi. Ju në rrethana të ngjashme nuk jeni sjellë siç po sillemi ne sot. Ju as keni dalë, as keni hyrë nga ky proces pasi nuk keni një produkt të gatshëm për ne. Na jepni 1-2, 3 apo katër emra. Ju sigurojmë që nuk do të paragjykojmë…Do të japim një President të të gjithë presidentëve”, tha ministrja. g.v/abcnews.al