Është organizuar një tryezë me të rinj, student universitetit Evropian të Tiranës për të diskutuar mbi populizimin që ka përfshirë edhe vendin tonë. Atyre iu kërkua që në vend që të shohin të ardhmen jashtë Shqipërisë, të angazhohen në formacionet politike për të sjellë ndryshimin brenda tyre.
Populizmi duket se është i suksesshëm edhe në Shqipëri. Ashtu si edhe në Evropë të gjithë grupet e popullsisë, dhe të rinjtë në veçanti, janë të pa interesuar për proceset politike dhe të keqinformuar mbi sistemin demokratik.
Në të njëjtën kohë, zgjidhja e vetme që i ofrohet elektoratit duket se është ruajtja e elitave politike – e një vazhdim i status quos-ë që po bëhet gjithnjë e më pak i pajtueshëm për votuesit e rinj.
Për këtë arsye Free Market Road Shoë dhe Albanian Enterprise Institute organizon këtë tryezë me ekspertë vendas e të huaj për të sjellë në vëmendje vlerat e lirisë politike e ekonomike për të angazhuar të rinjtë në shoqëri. Debati nuk mungoi kur erdhi puna në emërtimin e liderve të vendit tonë.
Përtej emrave të përvecëm qëllimi i kësaj tryeze thanë organizatorët është që të nxisë një debat të përhershëm dhe pa paragjykime për të gjetur zgjidhje të zbatueshme për problemet e sotme
Formati i ri i bisedimeve dhe debatit ofron një diskutim të hapur mbi këto vlera dhe probleme, mbi ekonominë dhe qeverisjen, duke lejuar që argumentet të debatohen nga këndvështrime të ndryshme. /abcnews.al