Tryeza e festave, mjekët: Mos abuzoni me ushqimin

schedule14:24 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 14:24 - 23 Dhjetor, 2020

Mos abuzoni me sasinë e ushqimit dhe alkoolin!

Në prag të festave të fundit të vitit, mjekja endokrinologe në Spitalin “Hygeia” në Tiranë, Blertina Dyrmishi këtë këshillë ja drejton të gjithë personave që vuajnë nga diabeti.

“Do të këshilloja që të ketë një ushqyerje jo në një sasi të madhe dhe të përpiqen që të evitojnë ushqimet që janë të pasura me karbohidrate. Asnjë ushqim në thelb nuk është totalisht i ndalur për diabetin, por për persona të caktuara kufizimet janë pak më të mëdha për personat që kanë vlera të larta të glicemisë.  

Ushqimet që janë të pasura me karbohidrate dhe nëse ne do të abuzojmë  do të shoqërohen me rritje të vlerave të glicemisë, kjo është edhe arsyeja që përse janë alternativa. Ndaj duhet të tregohen të kujdesshëm, të kufizojnë konsumin e ëmbëlsirave dhe të kenë kujdes me përdorimin e alkoolit”, sqaroi ajo.

Kombinimi i alkoolit me medikamentet që merren për diabetin tek persona të caktuar mund të përkeqësojë situatën e tyre.

Ndërkohë mjekja e Spitalit “Hygeia”, Blertina Dyrmishi këshillon gjithashtu që të mos ndërpritet mjekimi, por të tregohet kujdes në monitorimin e nivelit të glicemisë.

/abcnews.al/